Vlorë: Pezullohet lundrimi për mjetet e peshkimit, situata do përkeqësohet pasdite

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se për shkak të parashikimit të motit gjatë 48 orëve të ardhshme janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Anijet e pasagjerëve të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

“Brenda gjirit të Vlorës era dhe deti do të fryjë në JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s ndërsa jashtë gjirit të saj era dhje deti do të fryjë JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s “

Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme do të kemi një përmirësim të situatës por në orët në vijim kjo situatë do të jetë përkeqësohet serish.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 27.01.2021.

Ngjarja paraprake

Australia aprovon vaksinën Pfizer dhe paralajmëron vonesat e AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Rooney me bashkëshorten i festojnë ditëlindjen e 5-të djalit të tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian