“Vlora të do shumë mos ça kokë se ç’thotë ai matufi”/ Rama batuta me qytetarët, ironizon Bashën: Ai s’di not

Kryeministri Edi Rama vijoi paraditen e të shtunës inspektimet në dy kantieret e reja të ndërtimit që janë hapur në qytetin e Vlorës, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti.

Sipas shefit të qeverisë, këto zhvillime që pritet të përfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm,”do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”.

“Dy zhvillime që lidhen me transformimin e madh të portit të qytetit në një port turistik, me hotele, restorante, dyqane, rezidenca të reja dhe spostimin e portit të mallrave tek Triporti, ku do të kemi një port të ri me standarde ndërkombëtare – dy investime masive këto që do ta çojnë Vlorën turistike një hap të madh përpara, duke ndikuar ndjeshëm në ekonomi, punësim e imazhin e saj ndërkombëtar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkaq, kryeministri ka shkëmbyer batuta dhe me disa qytetarë, ndërsa ka thumbuar dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, për të cilin tha se “ai nuk di not”.

Qytetarja: Edi Rama është ky?
Rama: Jo, po ça ti them? T’i çoj ndonjë fjalë?
Qytetarja: Bëj të fala
Rama: Patjetër
Qytetarja: Dola të të shoh nga afër se të shoh gjithnjë në televizor
Rama: Epo jam cik si i mbuluar tani se ca të bëjmë do mbrojmë veten dhe njëri tjetrin.
Qytetarja tjetër: Shoku Rama, suksese. Vlora të do shumë mos ça kokë se ça thotë ai matufi.
Rama: Po lëre mo atë çke me atë ti, ai s’di not ta kam thënë.

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Tashmë ka një Turqi që jep shpresë dhe besim për popullin tonë dhe të gjithë miqtë tanë

Ngjarja e ardhëshme

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën rritet në afro 53.8 milionë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian