Vlonjatit i sekuestrohet pasuria 300 mijë euroshe

Policia shqiptare i ka sekuestruar një qytetari nga Vlora pasuria 300 mijë euroshe.

Policia thotë se ai ka qenë  i dënuar në Greqi.

Njoftimi:

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë për:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

“Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme“, njofton Policia

Ngjarja paraprake

Gjyqtari nga Kosova do ta drejtojë ndër ndeshjet më interesante në Europa League 

Ngjarja e ardhëshme

Spasovski hospitalizohet në Klinikën Infektive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian