Vllaznia synon rikthimin te fitorja ndaj Kukësit

Në orën 16:45 Partizani do të përballet me Skënderbeun në një sfidë të veçantë për trajnerin Ilir Daja, që do të gjejë përballë skuadrën me të cilën ka arritur më shumë suksese.

“Të kuqtë” janë shfaqur mjaft të ekuilibruar në këto javë të para dhe kanë marrë fytyrën e trajnerit, teksa sot do të kërkojnë suksesin e radhës për të shkuar me karikimin maksimal në derbin e të premtes ndaj Tiranës.

Nga ana tjetër Skënderbeu ka një organikë të mbushur me të rinj të talentuar, por trajneri Julian Ahmataj ia ka dalë të ndërtojë një grup që ka gjithçka përveç eksperiencës. Veçanërisht në transfertë korçarët janë shprehur mjaft mirë, pasi kanë marrë një barazim e një fitore në dy ndeshje.

Kryendeshja e javës do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku Vllaznia do të synojë rikthimin te fitorja, ndonëse përballë do të ketë një kundërshtar të mbushur me elementë cilësorë si Kukësi.

Pas tre fitoresh radhazi, shkodranët u ndalën në barazim pa gola në Durrës, ndërsa sot trajneri Brdariç pritet t’i besojë sërish formacionit të tij të zakonshëm, përveç Isaevskit në krahun e majtë, që është i pezulluar pas kartonit të kur ndaj Teutës.

Nga ana tjetër Kukësi është në rritje, sepse pas një starti mjaft të dobët, reagoi e mori një barazim në Durrës të shtunën e kaluar e më pas fitoren e parë sezonale ndaj Laçit në mesjavë, ndërsa sot do të kërkojnë konfirmimin e momentit të mirë.

Të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore do të transmetohen si gjithmonë ekskluzivisht në ekranin e Supersport, ashtu si emisioni “Gol pas Goli” i moderatores Vilma Masha dhe të ftuarve të saj që do të analizojnë ndeshjet dhe do të diskutojnë me protagonistët menjëherë pas tyre.

Ngjarja paraprake

Maqedonia e Veriut numëron më shumë humbje jete nga sëmundjet e zemrës se sa prej COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian