Vllaznia kthehet në finale pas 11 vitesh

Vllaznia dhe Skënderbeu në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi kanë eliminuar respektivisht Laçin dhe Teutën.

Për ekipin shkodran është një rikthim në finalen e këtij kompeticioni që mungonte prej 11 vitesh, koha kur u ndeshën ndaj Shpëtim Duros dhe Besës së tij të çudirave…

Mjaftoi goli i Ardit Hoxhaj për të eliminuar Laçin, teksa Victor Da Silva kishte mundësinë të shënonte edhe golin e dytë, por gaboi.

VLLAZNIA-LAÇI 1-0
Shënues: Hoxhaj 21′
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Victor Da Silva (Kruja 63′), Hoxhaj (Kalezic 74′), Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Ignjatovic, Obanor, Musta (Harmon 62′), Lushkja (Mazrekaj 46′), Deliu, Bytyçi, Shehu, Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro
Kartonë të verdhë: Krymi 3′, Adili 31′, Dilaver 42′, Marku 58′, Zogovic 85′ / Lushkja 13′, Malota 15′, Musta 55′, Bytyçi 75′, Ignjatovic 86′

TEUTA-SKËNDERBEU 0-2
Shënues: Meksi (pen) 2′, Berisha 44′
TEUTA: Frashëri, Todorovski (Karabeci 78′), Hoxha (Plaku 59′), Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila (Gruda 59′), Bregu, Krasniqi (Kapllani 68′). Trajner: Edi Martini.
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Vangjeli (Jean Victor 75′), Taipi, Mara (Dowouna 88′), Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli
Kartonë të verdhë: Aleksi 1′, Hoxha 1′, Daja 6′, Arapi 61′ / Berisha 12′, 44′, Zguro 32′, Mara 32, Rexhepi 76′, Mensah 79′
Karton i kuq: Berisha 44′ (2v)

Laçi rrezikoi në një moment me Xhixhën, i cili me kokë e çoi topin jashtë. Ardit Hoxhaj kishte edhe një tjetër mundësi goli për Vllazninë, që pas 5 minutave shtesë festoi kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ngjarja paraprake

Arrestimi i tre aktivistëve pas protestës, Vetëvendosje kërkon shkarkimin e drejtorit të policisë Lezhë

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë po Ndodh me FC Shkupin, munden edhe nga skuadra e fundit në tabelë! (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian