Vllazina 100% private, Ademi: Mbajtëm premtimin, qeveria të reduktojë borxhin

Kryebashkiakja e shkodrës Voltana Ademi e quan premtim të mbajtur nisjen e procedurave për privatizimin e 100% të aksioneve të Vllaznisë dhe tregon rrugën ku do të ecë procesi.

“Arrita të përmbush një na permtimet që Vllaznia duhet të kalojë nga publiku në një administrim privat. Është miratuar jo vetëm procedura ankand i hapur, duke e hapur edhe për ata përtej kufinjve të Shqipërisë.”

Kriteret e përfshirjes në ankand po studiohen dhe më të favorizuar në këtë mes janë ata që kanë investuar ndër vite tek klubi shkodran.

“Kushdo që ka dhënë një kontribut, është i mirëpritur për të marrë pjesë në konkurrimin që kemi hapur.”

Lidhur me shumën fillestare të daljes në ankand, Ademi thotë se është më e madhja se e çdo klubi, ndërsa sa i përket borxheve që kalojnë 1.2 miliardë lekë, shpresa është tek ndërhyrja e qeverisë.

“Është një vlerë konkuruese ankandi. Në krahasim me të gjitha klubet e tjera është më e larta. Po presim që të ketë një vendimmarrje ashtu sikurse është premtuar për reduktimin e interesave të borxheve nga tatimet. Kjo do të çojë në përgjysmimin e këtij borxhi.”

Privatizimi i klubit Vllaznia u miratua me votat e 39 anëtarëve të këshillit bashkiak dhe tashmë pret miratimin e Prefektit.

Ngjarja paraprake

Covid-19: Disa vende evropiane lehtësojnë masat

Ngjarja e ardhëshme

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçon me flamurin kuq e zi

të fundit nga