Vlladimir Putin dhe “stacioni i fundit” i imagjinatës ose fantazisë ruse…!

Pas shpërbërjes totale dhe përfundimtare të ish perandorisë së kuqe ruso-sovjetike dhe kolabimit (kolapsit) total të ideologjisë së egër “revolucionare” ose bolshevike në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, dhe vdekjës së ish Presidenti rusë, Boris Nikolajeviq Jelcin: Presidenti aktual i Rusisisë, Vlladimir Vlladimiroviç Putin, si të thuash mbi ruinat ose gërmadhat e përgjithshme të një sistemi (regjimi) të centralizuar dhe të korruptuar ruso-sovjetikë, iu qasë “ndryshimëve” ose ” reformave të thella” politike dhe ekonomike në kuadër të shtetit ose “federatës së re” të Rusisë e cila sipas ëndërrave dhe fantazive të njohura cariste, hegjemoniste, militariste dhe ekspanzioniste të Vladimir Putinit dhe oligarkëve tjerë të Kremilinit, do duhej të ishte pasardhëse ose trashegimtare e vërtetë e të të ashtuquajturës ” perandorisë së pestë ruse”, pas ” Rusisë së Kjevit” (“Kjevskaja Rasija”), ” Rusisë së Ivan Groznit”, ” Rusisë së Petrit të Madh” ose “Dinastisë së Romanovëve” dhe kështu me radhë.

Në këtë vorbullë të përgjithshme “reformash” ose”transformimësh të thella” të shtetit dhe shoqërisë ruse nga një shtet ose shoqëri totalitare dhe “revolucionare” ose bolshevike në një shtet ose “shoqëri të re industriale dhe neokapitaliste”: Pas firmosjes ose nënshkrimit të “epitafit të përbashkët” të Boris Jecinit me Leonid Kravçukun e Ukrainës dhe Stanisllav Shoshkijeviçin e Bjellorusisë mbi vdekjën dhe varrosjen përfundimtare të ish BRSS-së me 1991 dhe 1992 ( Rusia, Ukraina dhe Bejjorusia si popuj dhe shtete sllave, ishin shtetët dhe popujt konstituivë ose shteformues të ish BRSS-ë), z. Putin vazhdoi me privatizimin e resursëve, ndërmarjeve ose sipërmarjeve me të mëdha industriale dhe ekonomike të Rusisë, të filluar me herët nga z. Jelcin.

Ndërkohë që përfituesit ose fituesit kryesor të “reformave” ose privatizimëve të mesipërme të Boris Jelcint dhe trashegimtarit të tij, Vladimir Putinit, atëbotë e sot ishin dhe ngelën Boris Jelcini dhe Vladimir Putini së bashku me burokratët ose oligarkët e njohur të ish “aparatit” të njohur politik ose burokratiko-oligarkik të Kremlinit, të cilët nga ish njerëz të “panjohur” dhe pa “ndikim të madh” në jetën e përgjithshme politike, policore dhe ushtarake të ish Bashkimit Sovjetik, u bënë akoma të pasur dhe me të fuqishëm në “Rusinë e re” të Boris Jelcinit dhe Vladimir Putinit… Duke u ngritur kështu në miliarder ose multimiarder të ndryshëm me pasuri dhe ndikime të pakufijshme në Rusi dhe më gjërë.

E tërë kjo pra, duke lozur në menyrë përfide ose bizantine me “kartën” e njohur të “Rusisë së Madhe” perandorake ose cariste, si dhe me patriotizmin (nacionalizmin) e njohur ruso-madh në kohëra dhe hapësira të ndryshme evro-aziatike. 

Duke i asfiksuar, afektuar, xhindosur, harlisur dhe mobilizuar në këtë vorbullë të përgjithshme “revolucionare” dhe “patriotike”-shtresat me të prapambetura ose me ekstremiste të shtetit dhe shoqërise ruse në luftëra ose konfliktë të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Çeçeni, Gjeorgji ( Ingusheti ose Abazi), Ukrainë etj. Të ngjashme ose analoge me luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare të Milloshevicit dhe regjimit të tij kriminal dhe gjakatar në Serbi-kundër Kosovës, Kroacisë, Herceg Bosnës etj. 

Se këndejmi, shërbimet sekrete ose intelegjente të ushtrisë dhe policisë ruso-sovjetike (NKVD, KGB etj.)-që nga etapat e njohura të sundimit të Stalinit dhe deri në etapën e sundimit të Putinit, kanë patur ndikime, reflektime, penetrime ose interferime të shumëta dhe të shumëfishta në shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme ruso-sovjetike. Me përjashtim të Nikita Hrushçovit i cili ish shefin e shërbit sekret të ish BRSS-s dhe bashkëpunëtorin me të madh ose kryesore të Stalinit, Berian e kishte çuar ose internuar në kampin e vdekjës ose përqëndrimit në Gulag ose Siberi etj. Duke e zevëndësuar me “stazhistin” ose sigurimsin e njohur nga Ljubjanka (selia e KGB-s në Moskë)-Jurij Andrejeviç Andropov i cili pas vdekjes së Leonid Iliç Brezhnjevit, do zgjedhëj (emrohej) për Sekretar të Përgjithshëm (Gensek) të Partisë Komuniste të BRSS-s dhe Kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem. Për t’u zevëndësuar nga Konstantin Çernjenkoja ( pas vdekjës së Andopovit) dhe Mihail Sergejeviç Gorbaçovi reformator dhe karismatik (pas vdekjës së Çernjenkos). 

E tërë kjo me “izën” ose “aminin” (pëlqimin) e Kulikovit, Ustinovit, Sokolovit, Jazovit dhe pjesëtarëve të tjerë të gjeneralshtabit ose shtatëmadhorisë ushtarako-policore të ish Bashkimit Sovjetik dhe “Traktatit të Varshavës” që e kishin kundërshtuar “fshehur” zgjedhjen ose emrimin e Gorbaçovit të moderuar dhe reformator në krye të shtetit dhe partisë së atëhershme ruso-sovjetike. Sidomos gjeneraliteti ose admiraliteti i KGB-s. 

U mor vesh se, dorën e fortë të KGB-s ose NKD-s ruso-sovjetike, e kishin ndjerë dhe përketuar rëndë dikur edhe Dubçeku, Haveli,, Beneshi, Masariku, Gomullka, Geremeku,Jarozelski ose Antonesku të Çekosllovakisë, Polonisë ose Rumanisë së bashku me homologët e tyre në Hungari, Bullgari dhe vende tjera të ish kampit (bllokut) komunist ose “Traktatit të Varshavës”! Ashtu siç vazhdojnë të ndjejnë dhe përjetojnë sot Vladimir Putinin dhe aparatin e tij ushtarako-policor në Moskë-Ukraina, Gjorgjia (Gruzia), Bjellorusia, Kazakistani, Taxhikistani dhe shtete tjera të ish “hemisferës lindore” ose ruso-sovjetike.

Se këndejmi, sipas vleresimëve, studimëve, analizave dhe formulimeve të shumëta shkencore dhe metodologjike të shumë filozofëve, sociologëve, psikologëve, antropologëve dhe politologëve të njohur: Pos faktorit të njohur njeri, gjegjësisht, natyrës dhe karakterit të njohur mental ose psikofizik të personit ose individit: Një ndër shkaktarët ose faktorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, në radhë të parë janë faktori fetar (religjioni), faktori bilogjik, gjegjësisht ” pema” e njohur familjare ose gjenealogjike e individit dhe kolektivitetit së bashku me variantën ose faktorin  e njohur kimikë ( kimia e trurit, ngjyra e lekurës, ngjyra e trupit, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.), faktori gjeografik (antropogjeografia, gjeografia politike etj.), faktori historik ( antropohistoria ose historia shteterore, nacionale ,fetare, kulturore, politike etj),  faktori etnikë ( etnografia, etnologjia, etnogjeografia, etnohistoria, etnopsikologjia, etnofilozofia etj.), faktori sociofizik ( fizika sociale, fizika organike etj.), faktori ideologjik ( ideologjia shteterore, nacionale, politike, fetare, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.) , faktori mental ose psikologjik dhe kështu me radhë.

Aty i kemi edhe idetë ose teoritë e ndryshme “elitare”, “ekskluziviste”,”revolucionare” ose “paternaliste” të  Marksit, Leninit, Prudonit, Sorelit, Paretit etj…si “revolucioni konservativë” nga lartë-poshtë dhe anasjelltas, e të tjera, së bashku me sfidat, zhvillimet, procesët, fenomenët dhe provokimet e ndryshme të historisë së njohur shtetërore, nacionale, qytetare ose politike si njeriu (personi ose individi), populli (kombi), shteti, shoqëria, shëndeti, mirëqenja, ekzistenca, lumturia, paqja dhe  harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare…Psikologjia, sociologjia, filozofia, politologjia, historia, gjeografia, teologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore, historike etj…

Me fjalë tjera, Presidenti Putin së bashku me gjeneralitetin dhe admiralitetin e tij ushtarak, përmes luftërave ose konfliktëve të ndryshme jokonvencionale ose hibride si në Ukrainë etj…I kanë për qëllim tre-katër formula, doktrina ose teori të njohura politike dhe ushtarake: 1. Dehjen dhe mobilizimin e përgjithshëm të botës sllave, përmes parullave, pankartave, sloganëve, recidivëve ose banderollave të njohura “revolucionare” ose pansllaviste-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit., 2. Kthimin e atmosferës ose gjendjes faktike të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare (multipolare) ose bllokiste (subbllokiste)-përmes luftërave të njohura speciale, psikologjike ose propagandistike kundër popujve dhe shtetëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, të dalura nga sfera ose kampi (blloku) i dikurshëm ruso-sovjetik ose ish “Traktati i Varshavës” që kanë njohur përparim, pëfitim të madh ose lulëzim të përgjithshëm industrial dhe ekonomik në krahasim me Rusinë., 3 . Kthimin e faktorit të njohur gjerman nën hallka ose zinxhirë të shkurtës, si në kohën e “luftës së fohtë”, duke i skizmatizuar, paragjykuar, paraqitur ose prezantuar gjermanët e sotëm në sytë e anglo-amerikanëve dhe të tjerëve si gjermanët, italianët dhe japonezët dikur në SHBA-së, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore (…), dhe në fund, kthimin e gjendjes faktike ose”status quosë” ushtarake dhe politike të para vitit 199O në Europë dhe gjithandej, me anë të mbjelljes së frikës nukleare ose atomike nga Rusia!

Presidenti Putin, dje ose pardje, i pyetur nga media ruse mbi mundësinë e luftës së Rusisë-kundër SHBA-së ose Natos?, tha prerazi: “Rusia nuk e deshironë një luftë ose konflikt ushtarak kundër SHBA-së ose dikujt tjetër, për faktin se ajo do ishte lufta e tretë dhe e fundit në botën ose planetin tonë. Duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë e luftës nukleare ose atomike.

Çka (çfarë) na thotë ose mëson e kaluara?

Me zbejhen e platonizmit si ide dhe teori, siç dihet skolastika politike në mesjetë, do i njihte dhe pranonte teorinë ose mendimin praktik mbi ndarjen ose divorcin e njohur në mes etikës, politikës dhe ekonomisë ( sot, ekonomisë politike) etj. 

Makiaveli si intelektuali, mendimtari ose filozofi më i spikatur i periudhës së njohur të Renesansës, njihet edhe si arkitekti ose instruktori më i rëndësishëm dhe kryesor i sekularizmit dhe singularizmit të mendimit politik mbi shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Duke i verejtur ose hetuar edhe ndarjet dhe dallimët e thella (esenciale ose substanciale) në mes etikës dhe politikës. 

Sipas Nikolla Maiavelit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Politika është pjesë e rëndësishme ose kryesore e përvojes, aftësisë ose zgjuarësisë njerëzore, intelektuale, intelegjente, profesionale ose politike, gjegjësisht, “ars prudentia” dhe “prudentia regnativa”.

Ndërkaq, në epokën e re moderne ose bashkohore, me krijimin e kushtëve dhe rrethanave të reja shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, shkencore, kulturore, industriale, tregtare, ekonomike dhe të tjera: Politika u bë talent, mjeshtèri ose virtytë (virtus) i njohur qytetar, kulturorë ose politik.

 Ndryshuan edhe idetë, teoritë, konceptët ose definicionet e ndryshme si “virtus”, “prudentia”, “auctorictas”, “veritas” etj., në favor të ngjarjeve ose zhvillimëve të njohura revolucionare, evolutive ose empirike. 

Në Francë dhe Angli si për shëmbull, qyshë në shekullin XVI, kishin filluar të ndjehëshin dhe hetohëshin dallimet ose ndryshimet e thella nè mes shtetit, klerit (religjionit)  dhe politikes. 

Sipas Thomas Hobsit, filozofia morale ose religjioze e rrezikonin shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. Ndaj, sipas tij, politika ose çdo gjè politike, nuk janë të natyrshme ose natyrale, por produkt ose prodhim artificial ose dimorfisto-absolutist i vullnetit dhe fuqisë absolute të pushtetmbajtësve ose sundimtarëve të ndryshëm, të cilëve nuk iu nevojitët vullneti hyjnor ose “shteti i Zotit” (civitas Dei), por sundimi ose pushteti absolut. “Auctoritas, non veritas facit legem” 

Kjo mëse tepërmi u përqafua në Rusinë cariste etj, si praktikë dhe teori.

Nè Francë, në sfondin e “luftërave fetare” kundër hugenotëve dhe mbtetjeve ose ithtarëve të tyre, si ndërjmetësues të autorizuar dhe të pavarur në lidhjes ose aleancës kishtare, u ngritën, promovuan dhe funksionalizuan njerëzit e zgjedhur intelektual e politik (politques) si Michael de L’ Hospital dhe të tjerë, të cilët i mbronin interesat fetare (kishtare), shtetrore, nacionale dhe kulturore, duke i ndaluar luftërat e ndryshme fetare, kulturore etj.

Ndërkohë që luteranizmi dhe kalvinizmi, asokohe kishin një shkëlqim dhe autoritet (reputacion) të madh në Francë, Angli, Gjermani dhe gjithandej.

Monteskiu (Mentesqiue) do i përshkruante asokohe kundërthëniet ose antagonizmat e atëhershme evropiane dhe të tjera  si “ďiçka logjike” në mes “demokracisë” franceze dhe “monarkisë” angleze dhe të ngjajshme.

Luteranisti i njohur, H. Arnesiusi, ndërkaq do i veçonte fushën ose terrenin e njohur të parapolitikës si qytet -shtet i jetës (civitas) nga politika e pushtetit ose qeverisjes ( res-publica) mbi të cilat sipas tij ngritët dhe krijohet politika e shtetit dhe pushtetit. 

Përderida, sipas J. Althuizusit, “politika është art ose mjeshtëri e jetës së përbashkët shtetrore, nacionale, klasore, sociale etj.”

Ndërkohë që sipas Makiavelit, Rusoit (Rousseaue) dhe të tjerëve: “politika dhe morali politik, ishin të mundur vetëm me hartimin (përpilimin), formulimin dhe firmosjen e një traktati, marrëveshjeje ose kontrate të re sociale dhe politike mbi të cilën do vihëshin bazat ose themelët e reja të sistemit, komunitetit ose bashkësisë së gjithëmbarëshme njerërore, qytetare ose politike.

Në shekullin XIX dhe XX , siç dihet kanë dominuar ose ambivaluar tre (3) ide, teori, koncepte, definicione ose botëkuptime politike:

E para: Koncepti ose botëkuptimi i njohur etatist dhe egalitarist, sipas të të cilit ‘politikë ose politike është e tërë ajo që bën dhe i takon vetëm interesave shtetrore, nacionale, ushtarake, politike, historike, gjeografike, sociale, materiale, ekonomike dhe të tjera të mëdha.

E dyta: ‘politika është e lidhur ngusht me pushtetin ose efikasitetin e njohur ushtarak dhe politik të shtetit, pushtetit qeverisë’; dhe

E treta: ‘politika duhet kuptuar si term, nocion, proces, definicion dhe obligim kontemplativ, evolutiv, empirik dhe dinamik.

 Pa i harruar këtu edhe konceptët ose botëkuptimet tjera etatiste ose egalitariste mbi mendimin dhe vetëdijen shtetrore, nacionale dhe politike me anë të forcës ose fuqisë së shtetit dhe pushtetit.

P.S.

Me në fund, SHBA-së, Natoja ose Perëndimi, do e kuptojnë faktin së me Rusinë kanë probleme substanciale, jetike dhe ekzistencialiste.

Presidenti Biden dhe homologët e tij në Natos ose UE-së, do e kuptojnë faktin se në Moskë janë ndërruar (substituuara) vetëm presidentët ose administratat dhe jo edhe qëndimet, doktrinat, formulat ose ekuacionet e panjohura, spekulative, evazive, disproporcionale, kozmetike ose kirurgjike të Moskës ndaj SHBA-s, Natos ose Perëndimit.

Gjithashtu, nuk duhet harruar faktin se Presidenti Putin, në shtator ose tetor të këtij viti i mbushë 7O vjet. Edhe kjo paraqet një problem shtesë në kuader të formulave ose ekuacionëve të panjohura të Rusisë.

Personalisht, jam mëse skeptik lidhur me rolin ose efektin masimal të politikës dhe diplomacisë publike të disa shtetëve të Natos ose UE-së -në raport me “linjen e kuqe” nës me mes Moskës dhe Uashingtonit.

Urojë të jem i gabuar!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Fatkeqësisht ndodhi ajo që i trembesha”, sekretari Blinken del me deklaratën e jashtëzakonshme

Story i radhës

“NATO i dha fund gjenocidit në Kosovë”, Vuçiç reagon pas deklaratave të kancelarit Scholz

Të fundit nga