​Vlerësimi i nxënësve në dy periudha, shpresë për reformë më të thellë në arsim

Nga viti i ardhshëm shkollor pritet që të mos ketë më tri periudha të vlerësimit të nxënësve, por siç ka qenë gjithmonë më parë, të ndahet në dy gjysmëvjetorë. Njohësi i Arsimit e cilësojnë si vendim të mirë, gjersa shpresojnë të jetë vetëm pikënisje e një reformë shumë më të thellë për vlerësimin e brendshëm në shkollat tona.

Vlerësimi në dy periudha pritet të fillojnë nga shtatori i këtij viti, derisa paralelisht më këtë është duke u përpunuar udhëzimi administrativ për ditarët dhe materialet e tjera pedagogjike.

Rinor Qehaja nga Instituti Edguard, ka deklaruar, se udhëzimi i ri administrativ, është në të mirën e nxënësve dhe se ndryshimi në dy periudha të vlerësimit, është një lehtësim brenda sistemit të arsimit para universitar.

Qehaja: Kalimi nga tri periudha të vlerësimit në dy është një lehtësim për brenda sistemit të arsimit

“Ne gjykojmë se kalimi nga tri periudha të vlerësimit në dy, paraqet një vendim të mirë si rishikim i një politike dhe një reforme duke e ndërmarrë disa vite më parë po e cila ka munguar në analizë të mirëfilltë dhe në vlerësimin tonë ky ndryshim nga tri në dy periudha të vlerësimit, është kërkesë e vetë komunitetit të mësimdhënëseve por edhe e nxënësve. Është edhe një lehtësim tutje për brenda sistemit të arsimit para universitar”, ka thënë Qehaja.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur se udhëzimi administrativ ka qenë në dëgjim publik deri më 23 qershor të këtij viti, gjersa shton se MASHTI, planifikon që vlerësimi në dy përudha kohorë të fillojë nga shtatori i vitit 2022.

Përveç kësaj, Nagavci ka deklaruar se ndryshimi i këtij dokumenti është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi e kanë cilësuar si ngarkesë të panevojshme.

Nagavci: Planifikimi është që të kemi vlerësim në dy periudha dhe të fillojë nga viti i ri shkollor

“Planifikimi është që të kemi vlerësim në dy periudha edhe të fillojë nga viti i ri shkollor, nga shtatori i vitit 2022. Natyrisht, paralelisht më këtë është duke u përpunuar në udhëzimin administrativ për ditarët edhe materialet e tjera pedagogjike, ndonëse në grup punues kanë punuar një numër i madh i personave, dukë përfshirë, përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit. Grupi do të shoh të gjithë komentet që janë marrë sa ka qenë në dëgjim publik, do të këtë edhe një punëtori ku do të shqyrtohen të gjitha komentet dhe shumë shpejt do të vendoset përfundimisht për udhëzimin administrativ dhe do të bëhet publik”, është shprehur Nagavci.

Ministrja e Arsimit tha se udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve.

Ndërkohë, Rinor Qehaja thotë se duhet një rikonstruktim në tërësi të vlerësimit të brendshëm që të këtë një besueshmëri, pasi sipas tij, ka ende të meta sa i përketë vlerësimit të saktë.

Qehaja: Reforma e vërtetë do të sillte në impakt të drejtpërdrejt në cilësi të mësimdhënies dhe mësimnxënies

“Duhet të kuptojmë se tri periudha të vlerësimit nuk është që bëjnë ndonjë dallim më të madh në cilësi të mësimdhënies, as që bëjnë ndonjë dallim në besueshmëri të vlerësimit të brendshëm, ato të meta vazhdojnë të jenë prezentë dhe nuk korrigjohen nga riformativi i frekuencës së vlerësimit. Është e rëndësishme që të kuptojmë që reforma e vërtete që do të sillte në impakt të drejtpërdrejt në cilësi të mësimdhënësit dhe mësimnxenies është ristrukturimi në tërësi të vlerësimit të brendshëm në shkollat tona dhe kjo përfshinë testet e standardizuara, të cilat do të na siguronin vlerësime të ngjashme, të besueshme dhe valide për të gjithë nxënësit pa përjashtim. Shpresojmë shumë që ky udhëzim administrativ dhe ky riformativ i frekuencës së vlerësimit të jetë vetëm pikënisje e një reformë shumë më të thellë për vlerësimin e brendshëm në shkollat tona”, theksoi Qehaja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Irani bën lëvizje për të shtrënguar kufizimet e abortit

Story i radhës

Serbët e Kosovës “zbulojnë” planin e Vuçiçit: Ai po i hedh benzinë zjarrit dhe po ndez konflikte në veri

Të fundit nga