vlen per viziten e gashit ne kosove sigurimi i kryetarit te kuvendit eshte i detyruar te ndjeke cdo levizje te tij 66c277cb96452

VLEN për vizitën e Gashit në Kosovë: Sigurimi i kryetarit të Kuvendit është i detyruar të ndjekë çdo lëvizje të tij

August 19, 2024
1 minut lexim

Nga koalicioni VLEN thonë se udhëtimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi në Kosovë, ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se në këtë udhëtim të Gashit nuk ka asnjë shkelje të standardeve, ndërkaq akuzojnë opozitën për “shtrembërim të së vërtetës”.

Reagimi i plotë i VLEN:

Duke marrë parasysh pozitën e tij të lartë dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve të sigurisë dhe protokollit shtetëror, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sillet sipas normave të parapara me ligj dhe me protokollin e sigurisë. Ky vendim është në përputhje me praktikën e zakonshme për zyrtarët e lartë, për të siguruar mbrojtjen dhe ushtrimin e detyrave të tij pa pengesa. Në fakt, sigurimi i kryetarit të Kuvendit është i detyruar të ndjekë çdo lëvizje të tij. Edhe në rastin e vizitës në Kosovë, e cila u bë temë e disa mediave me prirje opozitare, nuk ka asnjë shkelje të këtyre standardeve dhe kjo mund të verifikohet nga të gjithë të interesuarit.

Megjithatë, në mungesë të agjendës politike dhe frikës për të kaluarën e tyre, disa parti opozitare po tentojnë ta shtrembërojnë të vërtetën dhe ta manipulojnë opinionin se kjo është shkelje e standardeve të përcaktuara.  

Sidoqoftë, Kryetari Gashi angazhohet për bashkëpunim të plotë dhe transparent për të sqaruar të gjitha aspektet e asaj ngjarjeje, si edhe të çdo teme tjetër për të cilën publiku ka interes.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

lot dhe emocione ne naten e dasmes djali i deshmorit e kujton me ane te kenges babain hero 66c275ac68123
Story i mëparshëm

Lot dhe emocione në natën e dasmës, djali i dëshmorit e kujton me anë të këngës, babain hero

harris dhe trump kontrast i thelle lidhur me ceshtjet kyesore te gares presidenciale 66c27ed1a1680
Story i radhës

Harris dhe Trump, kontrast i thellë lidhur me çështjet kyesore të garës presidenciale

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë