vlen partia e non gratave bdi kapet mat duke genjyer per kosoven 67b5a9b82283f

VLEN: Partia e non-gratave, BDI, kapet mat duke gënjyer për Kosovën!

February 19, 2025
1 minut lexim

BDI edhe një herë provoi të mashtronte shqiptarët, por propaganda e tyre u shemb nga faktet!

Akuzat e tyre të pabaza për urimin e pavarësisë së Kosovës u demaskuan nga vetë Presidenca, e cila konfirmoi se urimi është dërguar më 16 shkurt.

Po ashtu, kanë uruar edhe zëvendëskryeministrat nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, duke treguar edhe një herë përkushtimin institucional ndaj Kosovës.

Ky veprim i BDI-së nuk është as i pari dhe as i fundit në strategjinë e tyre të njohur për të përdorur dezinformata si mjet politik. Partia që për dy dekada ka uzurpuar pushtetin në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, tani kërkon të krijojë konflikte të kota dhe të shpërqendrojë opinionin nga dështimet e saj spektakolare në të gjitha fushat.

BDI ka dëshmuar se nuk ka kulturë politike dhe nuk mund të ofrojë një vizion për të ardhmen e vendit. Çdo ditë e më shumë, gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre po demaskohen para qytetarëve, duke treguar fytyrën e vërtetë të kësaj partie të konsumuar.

VLEN i bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së një partie që ka humbur çdo kredibilitet. Është koha për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme, larg mashtrimeve dhe skenarëve të fabrikuar për interesa të ngushta politike.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për një politikë të pastër, transparente dhe të fokusuar në të mirën e qytetarëve.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

startupi i ri i mira murati merr 30 punonjes nga openai 67b5a9b5d23ed
Story i mëparshëm

Startupi i ri i Mira Murati merr 30 punonjës nga OpenAI

sulmuesit francez i vidhen 500 mije dollare bizhuteri 67b5aaa48f897
Story i radhës

​Sulmuesit francez i vidhen 500 mijë dollarë bizhuteri

Të fundit nga

ShkoLartë