vlen fatmiresisht blerim ramadani e ka lexuar me kohe skenarin e bdi se 66c0b5d592633

VLEN: Fatmirësisht, Blerim Ramadani e ka lexuar me kohë skenarin e BDI-së

August 17, 2024
1 minut lexim

Nga VLEN thonë se eksponentë të BDI-së kanë planifikuar, siç thonë ata, “flijimin” e Blerim Ramadanit. Nga VLEN thonë se të njëjtit eksponentë kanë planifikuar ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi.

“Fatmirësisht Blerim Ramadani e ka lexuar me kohë skenarin e tyre. Logjistika kryesore për flijimin e Blerim Ramadanit ishte Islam Abazi i Zajazit, i cili vepronte me urdhër të Ali Ahmetit dhe Blerim Bexhetit. Janë tri akte gjyqësore që vërtetojnë se BDI-ja ka punuar fillimisht që të mos caktohet masa e arrestit shtëpiak, pastaj ajo të anulohet dhe Blerim Ramadani fillimisht të kthehet në burgun hetimor, e më pas të ekstradohet në Serbi”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.

Ndryshe, dej nga Nga akuzuan qeverinë dhe koalicionin VLEN, duke u thënë se kanë tentuar ta ekstradojnë Ramadanin në Serbi.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup. Mexhiti e Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar”, u tha në reagimin e BDI-së.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pësoi aksident të rëndë mbrëmë në Francë, i riu nga Kosova në gjendje kritike për jetën

ndezi fishekzjarre dhe shkaktoi zjarr duke djegur hapesire te pyllezuar pranga te riut ne dhermi 66c0b82835a70
Story i radhës

Ndezi fishekzjarre dhe shkaktoi zjarr duke djegur hapësirë të pyllëzuar/ Pranga të riut në Dhërmi

Të fundit nga

ShkoLartë