Deputeti i Koalicionit VLEN, Bekim Sali, si pjesë e delegacionit parlamentar, në kuadër të Komiteteve të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Ekonomisë dhe Sigurisë dhe Komitetit Politik, ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, njoftojnë nga VLEN.
Koalicioni VLEN, beson se Maqedonia e Veriut, si pjesë e NATO-së, mban përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë.
Burimi: alfax.mk