vlen bdi non grata tashme po e pergatit terrenin per te mos e pranuar humbjen ne zgjedhjet lokale 67a0ca0f7f9d3

VLEN: BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale!

February 3, 2025
1 minut lexim

BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale!, thonë nga VLEN.
“Pangopësia dhe arroganca e kësaj udhëheqësie të korruptuar, që dëshiron të jetë pjesë e pushtetit me çdo kusht, do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale!
Shqiptarët nuk harrojnë! Hipokrizia e BDI-së nuk mund të fshihet!
Sipas informacioneve tashmë të ditura, BDI i është ofruar mandatarit të atëhershëm, Hristijan Mickoski, që të bëheshin pjesë e qeverisë në vend të VLEN-it. Oferta që i ka shkuar Mickoskit përmes ndërmjetësuesve përfshinte katër ministri pa pozitën e kryetarit të Kuvendit, si dhe marrëveshje bashkëpunimi për komunat e Kërçovës dhe Strugës në zgjedhjet lokale.
Kjo udhëheqësi e kapur e BDI-së është e lexuar! Gënjeshtrat e tyre nuk kalojnë më, madje as brenda familjes së gjerë të Ahmeti në Zajaz, e cila tashmë po përpiqet të përshtatet me realitetin e ri.
Prandaj, pyesim publikisht:
• A është e vërtetë që BDI non grata dhe Sasho Mijallkov po planifikojnë skenarë për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranojnë humbjen dhe të shkaktojnë krizë politike?
• A janë sulmet për të ashtuquajturën “deshqiptarizim” pjesë e këtij plani, për të justifikuar kaosin që synojnë të shkaktojnë?
Populli është i zgjuar! Zgjedhjet lokale do të jenë një referendum kundër korrupsionit, gënjeshtrave dhe keqpërdorimeve të BDI-së!”, ka deklaruar Fatmir Sabriu – Zëdhënës i VLEN.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pzap i shqipton gjobe prej 35 mije euro lvv se per shkelje te kodit te miresjelljes 67a0c7045ea9a
Story i mëparshëm

PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

keta jane gjyqtaret qe pajisen me stemen e fifa s 67a0cac5e7fef
Story i radhës

​Këta janë gjyqtarët që pajisen me stemën e FIFA-s

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1
ShkoLartë