vlen bdi ja dhe patericat e saja po perdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit per te fituar pike politike 6793b75258588

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

January 24, 2025
1 minut lexim

VLEN thonë se BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike. Ata thonë se amnestimi i organizatorëve të 27 prillit ka ardhur pas mendimit pozitiv të dhënë nga prokuroria e Islam Abazit. Kërkojnë nga Sela të deklarohet a do të qëndrojë akoma në Frontin Evropian.

“Tani kur e gjithë opinioni e din se pikërisht kjo prokurori ka dhënë pëlqimin për amnistimin e tyre pyesim patericën e Ali Ahmetit, Ziadin Selën; A do të vazhdojë akoma të qëndrojë në të ashtuquajturin Front Evropian? Në ngjarjet e 27 prillit, deputetëve të BDI-së nuk ju prek asnjë fije floku ndërsa një nga deputetët më të lënduar ishte pikërisht Ziadin Sela. I gjithë populli shqiptar u solidarizua dhe shprehu keqardhje për të. Tani, tetë vite më vonë, kur bashkëpunëtorët e rinj të Selës ose në fakt mund të kenë qenë edhe më herët bashkëpunëtorë port ani janë bërë publik, kanë amnistuar njerëzit që tentuar ta heqin qafe Ziadin Selën”, tha Driton Sulejmani, VLEN.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

haradinaj tubim zgjedhor ne veri mitrovica nuk eshte vetem 6793b4450f928
Story i mëparshëm

Haradinaj tubim zgjedhor në veri: Mitrovica nuk është vetëm

rikthehet kupa e shqiperise per vajza 6793b8034407a
Story i radhës

Rikthehet Kupa e Shqipërisë për vajza

Të fundit nga

ShkoLartë