Vladimir Putin është sëmurë?! Presidenti rus nuk flet dot, e ‘mbyt’ kolla

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shfaqur vështirësi në të folur, për shkak të kollës së fortë. Gjatë një takimi online me zyrtarë të lartë të shtetit, është shfaqur duke u kollitur në mënyrë shqetësuese.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, pasi është kollitur disa herë, gjë që e ka penguar të vazhdojë fjalën, presidenti rus ka kërkuar falje, ndërkohë ky moment ka shtuar dyshimet për një sëmundje të mundshme.

Mirëpo Kremlini zyrtar mohoi që 68-vjeçari të jetë i sëmurë.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, e ka pyetur Kremlinin për shëndetin e Putinit, dhe iu përgjigjën se ai ishte absolutisht normal.

Duke qenë se kolla e fortë është një nga simptomat kryesore të COVID-19, Presidenti rus mund të jetë edhe i infektuar.

Ngjarja paraprake

Prandelli: Shqipëria po zhvillohet në futboll

Ngjarja e ardhëshme

Aksion në Mitrovicë të Veriut për konfiskimin e barnave pa banderolë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian