Vjosa Osmani infektohet me koronavirus

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus.

Këtë ajo e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

BFI-ja nesër mban zgjedhjet për zgjedhjen e Reisul Ulemas, në garë janë dy kandidatë

Ngjarja e ardhëshme

Prej 8 vite aty, Marquinhos i premton besnikëri PSG-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian