vjedhje dhe te dehur ne timon arrestohen kater persona ne vlore 67b5b9a698ce5

“Vjedhje” dhe të dehur në timon / Arrestohen katër persona në Vlorë

February 19, 2025
1 minut lexim

4 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, për vepra të ndryshme penale si vjedhje ose drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur.

Blutë kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. N., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme

“Shqiponja”, në automjetin që ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe të Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

A. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur;

A. K., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

PERPRARIM BAJRAMI 2
Story i mëparshëm

Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit

pas vendimit te qeverise reagon oda e tregtareve kerkohet takim urgjent me mickoskin dhe durmishin 67b5bfbc9421d
Story i radhës

Pas vendimit të Qeverisë reagon Oda e tregtarëve/ Kërkohet takim urgjent me Mickoskin dhe Durmishin

Të fundit nga

ShkoLartë