Vizitë për fushatën në UEFA, shqiptarët janë realisht faktor

Muajin e ardhshëm, më 20 prill 2021, UEFA do të organizojë kongresin e 45-të të saj, ku në axhendë është edhe votimi për tetë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të këtij unioni (me mandat katër vjeçar).

Për këtë, ndër të tjera, në Tiranë ka qenë presidenti i sapo rizgjedhur i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Ky i fundit është një prej nëntë kandidatëve: (Mehdi Bajat, Belgjikë; Zbigniev Boniek, Poloni; Aleksandër Dikov, Rusi; Dejvid Gill, Angli; Gabriele Gravina, Itali; Rainer Kosh, Gjermani; Erik Karl Nilson, Suedi; Xhast Spi, Holandë dhe Servet Jardimçi, Turqi) për zgjedhjet e radhës në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Kësisoj, krahas të gjithë ndihmës së madhe që Federata Italiane e Futbollit, ashtu si ajo e Kosovës, e Maqedonisë së Veriut dhe shumë të tjera kanë ndihmuar FSHF-në në projektet për rindërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, një nga temat kryesore të kësaj vizite të Gravinës ka qenë pikërisht kandidimi i tij për një vend në qeverinë europiane të futbollit.

Tashmë është e qartë që influenca e shqiptarëve është e madhe. Jo vetëm për faktin e thjeshtë se Duka është anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, por edhe sepse 3 vota të këtij unioni flasin shqip, veç FSHFsë dhe FFK-së, edhe Federata e Maqedonisë së Veriut me Sejdinin.

Meritë për këtë ka edhe kreu i FSHF-së, i cili ka lobuar së tepërmi për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ndërkohë që ka raporte mjaft të ngushta edhe me shumë drejtues të tjerë federatash, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Ngjarja paraprake

​Fauci kërkon një vaksinë universale kundër koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Gasperini i fokusuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian