Vizita në Vjenë, drejtori Halili: Diskutohet zbatimi i ideve të përbashkëta inovative

Drejtori i FIZHT, Festim Halili gjatë vizitës në Vjenë, ka takuar z. Matthias Bischof nga institucioni simotër i FIZHT, ku bashkë kanë diskutuar për zbatimin e ideve të përbashkëta inovative të start-up-eve nga të dy vendet.

“Partneriteti me vendet e zhvilluara Europiane është krucial për të qenë në hap me inovacionet dhe zhvillimin e ekosistemit të bizneseve, së bashku me Matthias Bischof nga institucioni simotër i FIZHT diskutuam për zbatim të ideve të përbashkëta duke ndërlidhur idetë inovative të start-upeve të dy vendeve tona”, thekson kështu drejtori Halili.

Sipas tij, vetëm në periudhën e Pandemisë, janë pranuar 250 mijë projekte.

“AWS është institucion qeveritar, i cili është përgjegjës për mbështetjen dhe promovimin e sipërmarjeve inovative duke ofruar qasje më të lehtë në financa, mentorim dhe konsultim. AWS mbështet në mënyrë aktive mbi 40.000 projekte të kompanive dhe afër 250.000 projekteve të pranuara vetëm në periudhën e pandemisë”, sqaron më tej drejtori Festim Halili.

Story i mëparshëm

VOA/ Finlanda dhe Suedia dorëzuan kërkesat për anëtarësim në NATO

Story i radhës

Pozicioni më i mirë i gjumit për të luftuar hipertensionin

Të fundit nga