Vizita e presidentit austriak në Kuvend/ Kronika satirike e Gjekmarkajt: Elisa si animatore e qeverisë u printe duartrokitjeve

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka rrëfyer në mënyrë satirike, atë që ndodhi sot në Kuvend me vizitën e Presidentit të Austrisë Alexander Van Der Bellen.

Ai ka pasqyruar reagimin e deputetëve gjatë fjalës së Presidentit austriak.

Kronikë e shkurtër gazmore e një dite feste !

Seanca sot e Kuvendit ishte festive. Erdhi Presidenti i Austrisë e na përshëndeti me fjalë zemre. E priti Lindita bashkë me mua. Aaaa foli bukur e mbarë. Na e përkthyen me kufje. Fol ai tund kokën ne.

Ndonjë ndihej ligsht se shqipja letrare i rrinte si gjinkallë në vesh. Bora buzëqeshte ëmbël pas çdo fjalie. Edona behej reflektive sikur meditonte mbi llafet e thëna. Teta Gerta shumë serioze, apo s’më ka marrë zët e uruara, nuk kuptohej në dukeshin të thella apo të cekëta mendimet e Presidentit.

Elisa si animatore e qeverisë u printe duartrokitjeve. Përplas duart ajo jepi salla poshtë sa desh na u gjakosen pëllëmbët. Ulsiu si njohës i thellë i kulturës austriake e gjermanofil ndihej si nipi të cilit i kishte ardhur për vizitë Daja. Ibrahimit nuk ju bë ferra Ibrahim, qeshte ashtu ëmbël e pa teklif. Kur mbaroi fjalën Presidenti desh ti jepte dorën ndokujt.
Pa nga Çuçi ju duk ezmer si kurd e tha me vete dua një racë ariane. Kqyri tezen ajo gjithë munxë e mendoi të thyen gishtat kjo. Pa nga Niko nikoqiri ai kokëulur e pa gëzim. I llamburitën sytë kur shikimi ju ndesh tek Margeriti. Ah qerratesha qerratesha mendoi qenka nga tanët gjermankë safi dhe vrapoi ta ngjatjetonte.

Ajo pa naze që nuk ishte habi ti përdorte u ngrit ëmbël dhe ja ktheu përzemërsisht. Nga llozhat dukej si habi kur pranë gruas së Presidentit me ngjau një fytyrë e njohur. Thashë me vete sikur e njoh këtë austriaken.
Kur se dyti vështrimi andej vajti kuptova se ishte Etilda edhe nga kurora me drita. Edhe pse ishte ajo mu duk si ndërkombëtare. Duket ishte ngjitur atje sipër për te rrezatuar qeram për zonjën e parë.
Për ne ishte ngjarje dy fish e shënuar. Lideri i vogël historik Lulzim Basha që mes nesh i heshtur, por i dashur. Kryezëvendës Lideri Muli nuk buzëqeshi për asnjë çast. Eh kohë të errëta dhe s’ka nge për gaz. Jorida po kaq me mungoi duke me sëmbuar në mide. Tao qafiri pas një diete të suksesshme ishte lehtësuar nga kilet e tepërta. Po kaq fjalët i kishte pa ambalazh. Si re mizore dukej Çyrbja. Nuk kuptohej në fliste me vete apo me zë të lartë që ta dëgjonin.

Ai thoshte ç’është ky fjalim që nuk fillon me
Babon e nuk mbaron me të! E ç’na duhen këto llafe të tepërta mërmëriste teksa koka i tundej vete nga mërzia. Ed Shalsi dukej birinxhi ndonëse karrigia ënde e bezdiste pas ati dreq majasëlli që kaloi përmes mundimesh. Arben Pëllumbi që me në fund ka kuptuar si ecën në ketë botë cicmici ka filluar të lërë mjekër si Ulsiu mbase pas zgjedhjeve ku i dihet. Kosta edhe pse vërtitej ngado nuk shihej. Etjen Xhafa lëmonte vendin bosh të Mimi di Puccini teksa vrenjtej për ditën pa rrëfenja që do kalonte. Dash Sula si një bard i lënduar në verb nuk përkëdhelte asgjë e askënd me shikim.

Ndonese dita ishte komemorative ngado qe hidhja syte nga të mite merrje vetëm shikime te ftohta. Nuk me rri dora e kisha zografisur ndoca paradite. Vetëm Xhelal Mziu nuk me la në baltë, me shikim prej zefiri me dha gajret. Nasipi ndonëse ngjitur me rri gjithmonë rënde, kushedi thotë ç’më duhet pse të bej ish pa patur pula. Toni ngjante i sapo dalë nga Bibla gati për te bekuar këdo qe i kalonte pranë. Xhemali qe ja di kimenë jetës përcillte gjithçka me nënqeshje. Fadil Nasufi do më gjejë një krem që të më mbrojë nga dielli skuqja dhe emocionet. Salianji që do paguante drekën me Helidonin për të më hequr mërzinë e asaj që pagova s’u panë gjëkundi. Si dreqër ishin bërë ere. Kaq pashë sot e kaq po them.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkarkim rrufesh mbi Prishtinë, ja pamjet e kapura

Story i radhës

Eskalon Drecun, thotë se serbët në Kosovë po terrorizohen: Andaj duhet Asociacioni

Të fundit nga