vizita e kryeministrit irlandez policia do te kete nderprerje te perkohshme te qarkullimit ne trafik 659f99d90d36c

Vizita e kryeministrit irlandez, Policia: do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në trafik

January 11, 2024
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit në trafik në Prishtinë, për shkak të vizitës zyrtare që do ta bëjë Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar.

Bëhet e ditur se Policia do të ofrojë siguri dhe mirëmbajtje të rendit e qetësisë publike gjatë kohës kur ka lëvizje të eskortës së kryeministrit irlandez dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

shba ja dhe britania mund te ndermarrin veprime ushtarake pas sulmit me te madh te anijeve ne detin e kuq 659f9658b4340
Story i mëparshëm

ShBA-ja dhe Britania mund të ndërmarrin veprime ushtarake pas sulmit më të madh të anijeve në Detin e Kuq

gurorja po na demton banoret e disa fshatrave te postribes ne proteste 659f9d227c3ab
Story i radhës

“Gurorja po na dëmton”/ Banorët e disa fshatrave të Postribës në protestë

Të fundit nga

ShkoLartë