Vizita e Biden në Ukrainë “çështje kohe”

Vizita e Presidentin amerikan në Ukrainë është vetëm ‘çështje kohe’.

Kështu shkruan sot CNN ndërsa i referohet kreut të Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Adam Schiff.

Ai shtoi se takimi që delegacioni i Kongresit amerikan që shkoi dje në Kiev dhe u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky u fokusua në prioritetet e tij për ndihmën e mëtejshme, veçanërisht pasi ukrainasit hyjnë në një fazë të re të luftës me luftime më të përqendruara në pjesën lindore të vendit.

I pyetur se çfarë mendonte Zelensky për çmimin prej 33 miliardë dollarësh që Biden kërkoi në kërkesën e tij shtesë për ndihmë për Ukrainën në Kongres, Schiff tha: “Është detyra e tij të thotë se asgjë nuk mjafton dhe, ju e dini, ne e kuptojmë këtë, ne e respektojmë atë. Megjithatë. Mendoj se ai është shumë mirënjohës për atë që po bëjmë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina: Shkatërruam me dron “Bajraktar” dy anije ruse në Detin e Zi

Story i radhës

​Pse nuk duhet të përdorni sfungjer për të larë trupin

Të fundit nga