Vitit i ri akademik në Universitetin e Tetovës me prezencë fizike

Tetovë, 5 tetor 2020 (MIA) – Në Universitetin e Tetovës sot filloi viti akademik në të gjitha fakultetet, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet me prezencë fizike. Në pllajën para Universitetit ishte  organizuar pritje solemne, ndërsa mirëseardhje dhe sukses studentëve u dëshiroi rektori prof. dr. Vullnet Ameti.

“Universiteti në Tetovë ‘Fadil Sulejmani’ i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e procesit shkencoro-arsimor me prani fizike, dhe prej sot i hapim dyert e të gjitha njësive akademike me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19. Sot, si asnjëherë më parë,  e fillojmë vitin e ri akademik në rrethana tërësisht të reja si rezultat i pandemisë globale. E mbarë bota sot po përballet me sfidën dhe rrezikun për shëndetin publik dhe krizën serioze që  përfshiu shumë sektorë të tjerë. Bota njeh edhe epidemi dhe pandemi të tjera, por duhet të thuhet si asnjëherë deri më tash janë mobilizuar vendet e varfra dhe të pasura, profesorë dhe studentë, artistë dhe aktivistë, artizanë dhe tregtarë, sportistë dhe biznesmenë – arsye kryesore që të mbijetohet  murtaja në vitin 2020”, theksoi Ameti.

Kjo është gjenerata e 26-të e cila e fillon arsimin e vet të lartë në këtë institucion.

Në fund të pritjes solemne të studentëve të rinj, rektori Ameti i ndau indekset e para për një pjesë të studentëve të rinj në vitin e parë. Pastaj studentët u drejtuan drejt klasave të fakulteteve të tyre, ku u takuan me dekanët, personelin drejtues dhe profesorët e njësive universitare përkatëse. as/ar/

Ngjarja paraprake

Fundjavë pa TVSH, janë planifikuar një miliardë denarë për kthimin e qytetarëve

Ngjarja e ardhëshme

Takim virtual i kryetarit Xhaferi me ish deputetët e Parlamentit Evropian

të fundit nga