Viti magjik i Bayernit

Gjiganti bavarez e mbylli vitin 2020 me 5 trofe të fituar, duke e dominuar botën e futbollit

2020-shi ka qenë definitivisht viti i Bayern Munichut.

Gjiganti bavarez ka qenë magjik në vitin që e lamë pas.

Në fakt, klubi më i madh gjerman ka arritur t’i fitojë plot 5 trofe në vitin kalendarik 2020.

Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick (Hansi Flik), Bayerni dominoi në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në finale Paris Saint-Germainin.

Ekipi gjerman e fitoi trofeun e gjashtë të Championsit, aq sa i ka edhe Liverpooli.

Gjithashtu, bavarezët ishin të pa konkurrencë në Bundesligë, ku po ashtu e fituan titullin e kampionit, të 30-tin në histori dhe të tetin që nga viti 2013.

Ata në vitin 2020 e patën edhe një seri prej 32 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Bayerni e fitoi gjithashtu Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Dhe, trofeu tjetër i këtij ekipi ishte Superkupa e Evropës, ku e mposhti fituesin e Europa Leagues, Sevilla.

Bayerni synon ta fitojë edhe Botërorin e klubeve në vitin 2021.

Me këtë rast, Bayerni do ta barazonte rekordin e Barcelonës, e cila nën drejtimin e Pep Guardiolës në vitin 2009 i kishte fituar plot gjashtë trofe.

Pra, gjigantin gjerman e ndan vetëm edhe një trofe për ta bërë historinë.

Ngjarja paraprake

Klopp: Jam i lumtur që ky vit përfundoi

Ngjarja e ardhëshme

Moska lë 2020-shin, me fishekzjarrë hyn në 2021-ën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian