Viti i ri shkollor, Balla: Prej 1 gushtit, 31 mijë mësues me paga mesatare prej 950 euro

min lexim

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare Projektligjin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Qendrën Europiane të Ekselencës, e cila do ta vendosë vendin tonë në një pozicion më të fortë për t’u përballur me kërcënimet hibride që po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

Në fjalën e tij ministri Balla i ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësuesve suksese për këtë vit të ri shkollor.

Dua t’ju uroj punë të mbarë tridhjetë e një mijë mësuesve në sistemin tonë arsimor para universitar, të cilët prej 1 gushtit kanë një pagë mesatare prej 950 euro dhe po ashtu t’ju uroj një vit të ri shkollor të mbarë 238 mijë nxënësve në sistemin shkollor parauniversitar të cilët kanë marrë librat falas edhe ky një angazhim i mbajtur i qeverisë sonë dhe po ashtu ti uroj vit të mbarë nxënësve të 100 shkollave që gjatë viti 2024 kanë përfunduar ndërtimin apo janë në proces rikonstruksioni dhe po ashtu punë të mbarë mësuesve dhe suksese nxenësve ne 200 shkolla të cilët janë pajisur me 200 laborator të rinj smart që u mundësojnë nxënësve shqiptar të mësojnë teknologjinë e informacionit me të njëjta standarde si kolegët e tyre Evropian dhe po ashtu të ritheksoj edhe hapat e mëdhenj që po hidhen për sa i përket arsimit profesional. Falenderoj Komsionin për Sigurinë Kombëtare sepse fal këtij komisioni, mbështetjes tuaj kemi një ligj të ri për Policinë e Shtetit ku fal këtij ligji kemi këtë vit për herë të parë fillimin e studimeve të plota bachelor në Akademinë e Sigurisë. Në fakultetin e rendit dhe të hetimit do të kemi djem dhe vajza të rinj të cilët në një shifër si asnjëherë tjetër, mbi 1200 aplikant zgjodhën studimet e larta bachelor ti kryejnë në këtë degë të rëndësishme dhe kjo lidhet tërësisht dhe me një pozicion të ri që po merr punonjësi i policisë së shtetit në marrëdhënie me shoqërinë.

Kjo fal ligjit të ri dhe falë amendamentit të nënkryetarit të komisionit z.Xhaferaj. Është detyrë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që sa herë ta kërkojë komisioni për sigurinë kombëtarë me amendamentin që u miratua me konsensus të vi dhe të raportojë për çdo lloj shqetësimi”, deklaroi ministri Balla.

Story i mëparshëm

“Komuna e Gostivarit po përgatit një sërë projektesh” – ASh – Taravari mohojnë akuzat e BDI-së për borxhin

Story i radhës

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake

Të fundit nga