Viti 2021/Ilir Meta ankohet: Na falni për vonesën, por nuk kishim drita në presidencë

Presidenti Ilir Meta është detyruar të shtyjë konferencës e sotshme, për shkak se në insitucionin e kreut të shtetit nuk ka patur energji elektrike.

Gjatë një konference për mediat, ku po flet për debatin e krijuar me kryeministrin Edi Rama për bllokimin e rrugës Vlorë-Orikum, Meta u shpreh se tani që jemi në fushatë, ndërprerja e dritave do jetë më e zakonshme.

“Na falni për vonesën, por na ikën dritat në presidencë dhe e kishim të pamundur të lidheshim me ju.

Ka nisur dhe fushata elektorale dhe ikja e dritave do jetë më e shpeshtë.”, tha presidenti në nisje të konferencës.

Ngjarja paraprake

Presidenti armen diagnostikohet me koronavirus në Londër

Ngjarja e ardhëshme

Mozzik deklarohet se nuk është në lidhje, tregon kushtin që duhet plotësuar vajza që do jetë me të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian