Vit i bronztë për boksin e Kosovës, Latif Demolli mburret me gjeneratën që ka

Boksi ka vitin më të mirë në 23 vitet e pasluftës. Viti i rezultateve kulmore, i medaljeve të bronzta në Kampionat Botëror, në Evropian, në Lojërat Mesdhetare.

Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, është krenar me djem dhe vajza që ka boksi.

Demolli mendon se ky është vetëm fillimi i medaljeve të nivelit më të lartë, dhe gjithsesi, me të drejtë pret të rangohet Federata e Boksit e Kosovës në kategorinë A në kategorizim që bëhet nga komisioni në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Boksierja Donjeta Sadiku, i dha shkëlqimin me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror dhe pastaj në Evropian.

Shpejtim Bajoku po ashtu ka shënuar suksesin më të madh të meshkujt, është fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare dhe Taulant Jakupi (86 kg) dhe Donat Syla (92 kg) fituan medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të boksit për të rinjtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​MSh i dërgon në gjykatë disa vendime të OShP-së, thotë se rrezikohen përdoruesit e barnave

Story i radhës

Meta takim me qytetarët, prezanton kandidatin e bashkisë së Kuçovës

Të fundit nga