Visar Musliu, zgjidhet futbollisti më i mirë kundër Italisë

Mbrëmje magjike dhe e paharruar për Maqedoninë e Veriut, skuadër kjo që në Palermo mundi 4 herë kampionët e Botës, Italinë, duke përsëritur kështu suksesin e vitit të kaluar, kur në kuadër të grupeve eliminatore kishte mundur Gjermaninë, gjithashtu 4 herë kampione e Botës njofton “infOSport.mk”. ,.

“Axurrët”, edhe pse e dominuan ndeshjen duke krijuar një mori rastesh, nuk arritën të gjenin rrugën e duhur drejt golit të Dimitrievskit, ndërsa në anën tjetër Aleksandar Trajkovski me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, arriti që të mposhtë Donaruman në minutën e 92-të.

Një fakt interesant që vlen të theksohet është se futbollistë më i mirë te Maqedonia e Veriut sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ishte mbrojtësi shqiptar, Visar Musliu, i cili është vlerësuar me notën 8.1.

Pas tij u vlerësuan portieri Stole Dimitreski me notën 8.0 dhe golashënuesi Trajkovski, me notën 7.2, Bardhi  me 6.3, ndërsa Ademi dhe Alioski me notën 6.8.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bytyqi: Do të heqim tarifat doganore dhe kuotat për lëndët e para

Story i radhës

Kontrolloni veten, këto 4 shenja horoskopi do të bëhen të pasura këtë vit

Të fundit nga