Visar Ganiu: 144 vjetori i Lidhjes së Prizrenit na gjeti sot pikërisht në Prizrenin e bukur

🇦🇱144 vjetori i Lidhjes së Prizrenit na gjeti sot pikërisht në Prizrenin e bukur dhe tek nikoqiri, i pari i kësaj komune Shaqir Totaj.

Sot, por edhe në çdo përvjetor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përkujtojmë se më 10 qershor të vitit 1878 filloi themelimi i një nga lidhjeve më të organizuara të shqiptarëve ku edhe u vendosën kornizat e platformës politike e ushtarake për çlirim kombëtarë.

Por pjesë e mozaikut të kësaj ngjarje që ndodhi 144 vite më parë ishte edhe Shkupi, respektivisht Dega e Lidhjes së Prizrenit në Shkup, e personifikuar me emrin e kryetarit të kësaj dege Jashar Bej Shkupit, emrin e të cilit e mbanë sot me shume krenari një nga shkollat e Komunës sonë të Çairit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ilir Meta takon Presidentin e zgjedhur: I uroj suksese në detyrën e lartë

Story i radhës

Blindi: Të gjithë duhet të tregojnë në të njëjtin drejtim

Të fundit nga