Virusi “britanik”, Shqipëria ende nuk ka zbuluar asnjë rast

Vendi ynë është rrethuar nga virusi britanik, një nga mutacionet e Covid 19-tës. Në Kosovë, Mal të zi dhe Greqi janë zbuluar raste të prekurish.

Artan Simaku, Mjek Epidemiolog: Edhe Shqipëria nuk përjashtohet nag qarkullimi i këtij varianti të ri, por deri tani nuk ka asnjë rast të prekur më këtë virus. Kjo, nga analizat e kryera ne ISHP nuk janë evidentuar shtame të dyshuara me variantin e ri britanik.

Vetëm në 3 ditët e fundit kemi 30 të vdekur dhe mbi 2700 të infektuar.

Artan Simaku, Mjek Epidemiolog: Kjo rritje është parashikuar që në dhjetor, për shkak të festave dhe grumbullimeve familjare që u bënë gjatë një periudhe festash 10 ditore.

Nisja e vaksinimit në vend ka bërë që qytetarët të neglizhojnë respektimin e masave anticovid.

Ngjarja paraprake

Paralajmëron ministri izraelit: Irani mund të prodhojë armë bërthamore pas 6 muajve

Ngjarja e ardhëshme

Elon Musk zotëron çerekun e të gjithë satelitëve në orbitë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian