violeta husaj rugova dhe ramush bardiqi zgjidhen anetare te ri te pzap se 6793982709ea6

Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të ri të PZAP-së

January 24, 2025
1 minut lexim

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 341-të, ka emëruar me shumicë votash Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqin anëtarë të ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me mandat 4 vjeçar.

Husaj-Rugova mori dhjetë vota nga anëtarët Këshilli, ndërsa Bardiqi tetë vota, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Anëtarja e re e PZAP-së është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërkaq Bardiqi është gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Pjesë e garës për anëtar të PZAP-së ishin edhe gjyqtarët, Ramiz Kuqi, Liridon Maloku dhe Faton Bajrami.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI
Story i mëparshëm

Mickoski: Çështja maqedonase nuk do të mbyllet derisa të bëhet anëtarësimi i plotë në BE

microsoft do ti mbaje perdoruesit te kycur ne llogarite e tyre prej muajit shkurt 67939af062762
Story i radhës

Microsoft do ti mbajë përdoruesit të kyçur në llogaritë e tyre prej muajit Shkurt

Të fundit nga

ShkoLartë