Vijon riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi i ferrit Al Hol në Siri

Drejtori i Sigurisë prane Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve që ndodhen në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.

“Operacioni do të vijojë edhe ditën e sotme dhe deri nga mesi i ditës pjesa e fëmijëve dhe e grave që ndodhen në kamp të sillen në Liban dhe të sillen mbrëmjen e sotme në Liban. Mes të shpëtuarve ka edhe nga Kosova dhe nga Maqedonia dhe të sillen në Shqipëri dhe sipas informacioneve që kemi kampi Al Hol do të mbyllet dhe do të shkojnë në një tjetër kamp pasi autoritetet kurde nuk kanë më gjendje ekonomike për ta mbajt të hapur si kamp. Shpëtimi i tyre ka qenë dhe një kërkesë e dërguar vendeve për shpëtimin e shtetasve dhe ka qenë Shqipëria ajo që i është përgjigjur kësaj kërkese dhe ne thjesht kemi ndihmuar në kontakte me to”, është shprehur Elezi.

Ngjarja paraprake

Senati konfirmon emërimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme

Ngjarja e ardhëshme

Gjatë ditës së djeshme, policia shqiptoi 970 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian