Vijojnë aplikimet për Akademinë e Sigurisë, Kuko: Fokusi ynë, dinjiteti i efektivëve

min lexim

Zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur mbi trajtimin dinjitoz që kanë si fokus për Policinë e Shtetit dhe tërheqjen e sa më shumë efektivëve të rinj.

Ajo deklaroi se aplikimet për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë vijojnë deri më 30 gusht dhe numri i kuotave është 100. Ndërsa sqaroi se kufiri i moshës për aplikantët është 30 vjeç, Kuko shtoi se janë të hapur për të parë çdo potencial që ka talent dhe do t’i bashkohet forcave të policisë.

Këta 100 aplikantë duhet të plotësojnë këto kushte:

jurisprudencë, ekonomi ose IT;

mesatarja 8 e lart në të dy ciklet e studimit, pra bachelor dhe master;

gjuha angleze.

Së fundmi kemi nënshkruar një marrëveshje me Universitetin  e Tiranës, e cila synon që të nxisë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve, të MB e të PSH, të kontribuojë në rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimit  akademik të PSH,” – u shpreh Kuko.

Zv. ministrja solli në vëmendje dhe paketën sociale për radhët e policisë që nis me pjesën e strehimit, rritjen e pagës në mënyrë që të jemi konkurrues me rajonin dhe sektorin privat si dhe pagesat për operacionet e vështira apo orët shtesë.

Në mënyrë që uniformat blu të jenë tërheqëse për qytetarët, Kuko deklaroi se janë të përkushtuar për të zgjeruar ofertën akademike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtria e Jordanisë rrëzon një dron nga Siria

Story i radhës

Arsyet Përse ju Pulson Veshi – Kurat dhe Trajtimet Natyrale

Të fundit nga