Vijnë me një super bashkëpunim dy motrat Muja

Pak më parë dëgjuam se këngëtarja Ela Muja do të rikthehej në skenë, madje me një bashkëpunim që tashmë ka ardhur me motrën e saj Anila Muja.

“Kce moj çike” kështu quhet bashkëpunimi i tyre shumë interesant ku kanë gërshetuar bukur rrymën folk me atë rep, e jo vetëm kaq, motrat vijnë dhe në paraqitje më të forta se kurrë.

Kënga me video klip nga Black Fish Entertainment ka nisur të pritet e të dëgjohet mjaft mirë e ka si producent hitbërësin e njohur Genc Prelvukaj.

Të dyja motrat kanë pasur dhe më herët duete por edhe këngë solistike por ky bashkëpunim duket se ju shkon shumë e për tu bindur në këtë që po ju themi mjafton që ta klikoni e ta dëgjoni këngën e tyre më të re “Kce moj cike” në kanalin youtube.BS

Ngjarja paraprake

Tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha, koronavirusi i merr jetën mjekut nga Kavaja

Ngjarja e ardhëshme

Zidane, i zhgënjyer: Është faji im

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian