Vietnami mobilizon 250 mijë trupa për të luftuar stuhinë “më të keqe”

Vietnami ka mobilizuar të paktën 250 mijë trupa dhe 2.300 automjete për të luftuar “stuhinë më të keqe” me të cilën përballet vendi në së paku dy dekada, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi i Azisë Juglindore po përballet me stuhinë Molave, e nënta në Detin Lindor këtë vit dhe e katërta në muajin aktual, i cili ka shkaktuar vdekjen e dy personave me shumë të zhdukur, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Vietnamit.

Mijëra janë zhvendosur për shkak të stuhisë.

Zyra e Qendrës Kombëtare të Parashikimit Hidro-Meteorologjik të këtij vendi tha se stuhia është më e forta në 20 vjet dhe do të lëvizë më thellë gjatë ditës përpara se të dobësohet.

Shirat e përhershëm po ashtu po godasin shumë pjesë të vendit.

Sipas të përditshmes “Vietnam News”, rreth 1.242 anije peshkimi me 7.430 punëtorë u kërkua që të kthehet në shtëpi.

Më shumë se 44.200 persona janë evakuuar në vend të sigurtë në provincën Phu Yen, e cila është duke regjistruar reshje të mëdha shiu.

Rajoni qendror i Vietnamit ka qenë duke u rikuperuar nga përmbytjet historike dhe stuhitë që nga fillimi i këtij muaji.

Si pasojë e shirave, rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve kanë humbur jetën të paktën 130 persona ndërsa 18 të tjerë janë ende të zhdukur. Shirat kanë prekur 7 milionë njerëz në vend.

Qeveria e kryeministrit, Nguyen Xuan Phuc ka njoftuar se do të sigurojë 6.500 ton oriz nga rezervat kombëtare në katër provinca qendrore për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet e fundit.



. .

Ngjarja paraprake

Dritan Abazoviqi: Nuk e vëmë në bixhoz shtetësinë e Malit të Zi

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 830 shkelje për mos-mbajtje të maskës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian