Vidovdani i 1989 dhe i sotmi

Po sot, unë jam i lirë dhe kam shtet, dhe ndihemi të gjithë të qetë. E policia e shtetit tim, kujdeset për këtë qetësi tonën. Lufta për liri e UÇK dhe gjaku i dëshmorëve, dita e sotme të jetë ndryshe nga ajo e 1989, dita kur satrapi Millosheviq erdhi në Prishtinë. Po sot policia e shtetit tim ju heq fanellat e çetnikëve dhe i lenë të zhveshur si lakuriq nate. E habitshme dhe e pakapshme për civilizimin, se si një popull nuk ngopet me gjak të popujve tjerë. Rast i mirë për studim gjenetik të tyre. Çka dhe si janë këta në pamje njeriu.

Po, 1989 kur erdhi Millosheviqi dhe filloi drama e përgjakshme e Sllovenëve, Kroatëve, Boshnjakëve dhe Kosovës.

Atë vinte erë lufte, Prishtina ishte e rrethuar me milici dhe ushtri, në ajër nuk ndalonin helikopterë dhe avionët serbë. Kudo dëgjohej muzikë dhe këngë që i këndonin çetnikët, kërkonin gjak shqiptarësh.

Prishtina dhe rruga nga Podujeva ishte e bllokuar për shqiptarë. Llap e Gollak, në ankth lufte për mbrojtje të jetës së popullit. Frikë? Jo, por druajtje e madhe.

Dola me disa shokë e edhe Kema, djali i axhës sim, flisnim e s’dinim çka të bënim. Vendosëm të dalim andej kah tregu i kafshëve, ku mendonim se kishim pamje andej nga Gazimestani. Mezi shkruam rrugicave të Kodrës së Trimave. Arritëm, shihej fusha andej, dëgjoheshin këngë çetnike, liturgji e priftave serbë, që nxisnin masën aq të madhe të atyre që në pamje njeriu, po, ata këndonin kundër shqiptarëve. Nuk kuptoj as sot, s’ka religjion dhe prijës fetar që nxitë vrasje popujsh. Aq kam lexuar, por kurrë askund s’kam pa, e kam pa vetëm te priftat serbë, korbat e zi, që ushqenin krime ndaj popujve tjerë, e sidomos popullit tim.

Për një moment, të habitur nga ajo që shihnim dhe dëgjonim, një snajper serb dikund nga larg, gjuajti aq afër nesh, fati, vetëm fati dhe ne të shtrirë për toke, taman si ushtarë u larguam barkas, ama qeshnim, qeshnim që snajperisti serb i dobët e s’na qëlloi. Arma jonë, morali ynë edhepse duar thatë.

E sot, jetoj i lirë, ama i kujtoj korbat e zi të asaj dite.

E policia ime, e shtetit të lirë të Republikës së Kosovës i zhveshin korbat e zi e i lë lakuriq.

Kosova është e lirë dhe demokratike.

Lavdi dëshmorëve të UÇK.

Liria ka emër-UÇK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Diçka e bukur po vjen në Çair

Story i radhës

Raportet mjekësore tani do merren online/ Manastirliu: Shmangen burokracitë dhe sorollatjet

Të fundit nga