Videot e TikTok dhe Instagram shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google

Google ka nisur testimin e një funksioni të ri i cili do të lidhë akoma më tepër përdoruesit me shfletuesin. Videot nga TikTok dhe Instagram do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google.

Konkretisht është një karosel i dedikuar për videot e dy rrjeteve sociale. Funksioni u zbulua nga një specialist i SEO i cili vuri re se videot e Instagram dhe TikTok shfaqeshin si miniatura në krye të rezultateve të kërkimit.

Në fund të klipit mund të shikoni se nga vjen videoja, TikTok apo Instagram. Prej kohësh Google nisi testimin e videove me metrazh të shkurtër në Google Discover dhe funksioni i fundit është një zgjerim i këtij testimi.

Videot e shkurtra të Discover merreshin nga Trell, Tangi dhe YouTube. Trell është versioni Indian i TikTok ndërsa Tangi ai i Google. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

E doni kuletën plot gjatë 2021? Dhuroni dhe merrni këtë produkt natën e Vitit të Ri

Ngjarja e ardhëshme

Kina miraton vaksinën e parë për përdorim në tregun e vendit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian