Shkup, 20 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot duhet të realizojë video takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas.
Si[ kumtoi MPJ, ky do të jetë takimi i parë i Osmanit me homologun e tij nga Gjermania, nga marrja e funksionit shef i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.
Në fokus të bisedimeve, krahas temës së pashmangshme rreth ballafaqimit me virusin korona, do të jenë edhe dosja euro-integruese e Maqedonisë së Veriut, situata në rajon, bashkëpunimi bilateral ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, si dhe iniciativat e planifikuara, por, po ashtu edhe pritjet nga Samiti i Sofjes.
Biseda është në funksion të ofensivës diplomatike të MPJ Osmanit në prag të vendimeve të rëndësishme në muajt e ardhshëm të cilat kanë të bëjnë me miratimin e kornizës negociuese në përputhshmëri me Metodologjinë e re të BE-së, por edhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. shk/