video shoket e klases i festojne per here te pare ditelindjen reagimi i 8 vjecarit prek rrjetin 654f918c3fd7f

VIDEO/ Shokët e klasës i festojnë për herë të parë ditëlindjen, reagimi i 8-vjeçarit prek rrjetin

November 11, 2023
1 minut lexim

Angel David është vogëlushi nga Ebéjico në Kolumbi i cili u bë viral rreth një muaj më parë, pasi i përlotur teksa hyn në klasën e tij shokët i urojnë ditëlindjen me këngën tradicionale.

Djali vjen nga një familje me katër fëmijë dhe me të ardhura shumë të kufizuara. Nëna e tij tregoi se nuk kishte kurrë para për t’i bërë fëmijëve të saj një festë ditëlindjeje.

Megjithatë, mësuesja e vogëlushit, Casas Ximeno, kur mësoi se po afrohej ditëlindja e tetë e nxënësit të saj, mendoi të mblidhte shokët e klasës, miqtë dhe mësuesit për të festuar së bashku.

Më pas Angel, nxori një tortë të bërë vetë dhe ndau disa pije të gazuara me shokët e klasës.

“U ndjeva shumë i lumtur, nuk kisha pasur kurrë më parë një ditëlindje si kjo. Isha aq i lumtur sa fillova të qaja nga lumturia. Miqtë e mi më përqafuan dhe më thanë të jetoj deri në tre mijë vjet”, tha vogëlushi.

Shikoni videon prekëse më poshtë:

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sindikata e pavarur e punonjesve ne shendetesi paralajmeron protesta 654f8f6d360e3
Story i mëparshëm

Sindikata e pavarur e punonjësve në shëndetësi paralajmëron protesta!

rusia u rikthehet sulmeve ajrore ndaj kievit 654f92b71c9d6
Story i radhës

Rusia u rikthehet sulmeve ajrore ndaj Kievit

Të fundit nga

ShkoLartë