(VIDEO) Shkollat do të mbyllen më 10 qershor, të shtunave do të zëvendësohen orët e humbura

Shpresojmë që të dalim nga kjo grevë të gjithë të kënaqur dhe mos të ketë fitues apo humbës, kështu deklaron kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe  Shkencës Jakim Nedellkov. Ai theksoi se kanë arritur të ngrenë peshën e puntorëve në Arsim, t’i risin edhe pagat, gjithmonë duke respektuar të drejtat kolektive të të punsuarëve në arsim.

JAKIM NEDELLKOV-KRYETAR I SHASHKUT

“Kjo është ndoshta arritja më e madhe që kemi arritur si Sindikatë e Arsimit dhe Shkencës në shtet. Sa vlerësohet dhe respektohet kjo arritje është tjetër punë. Opinioni tashmë është e infromuar se disa antarë të caktuar  nuk janë të  kënaqur, ku patjetër duhet të them se një numër i madh i atyre  që hapur kanë dalur para hapsirave të SASHKUT nuk janë anëtarë  tanë”.

Ai është i bindur që  nga sot instuticionet kompetentë do kenë ende më   shumë qasje serioze  në lidhje me këto problemematika.

JAKIM NEDELLKOV-KRYETAR I SHASHKUT

“Patjetër duhet të planifikohet nga viti në vit prej më parë, se si do të harmonizohen pagat, d.m.th kjo është edhe kërkesa jonë, ku realisht kemi problem në lidhje me dakordimin e pagave. Planifikimi  për vitin 2023-2024 të  bëhet në dakordim me atë që të jetë në përputhje me ligjin, të bëhet në harmonizim  me Marrvëeshjen Kolektive  që duhen paguar”.

Jakim Nedellkov shpresonë se për 10 ditë do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe pagat do të rriten, në të kundërtën organet e SASHKUT do të ulen dhe do të marrin vendimet e duhura për më tutje, por sipas tij, me rëndësi është që momentalisht  greva është e pezulluar.

Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor, ndërsa orët e humbura do të kompensohen të shtunave.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Cana: Vaksinimi ndikoi në përmirësimin e situatës epidemiologjike

Story i radhës

Hapja e Kushtetutës, Mickoski: Jo pa garanci nga Parlamenti i Bullgarisë

Të fundit nga