(VIDEO) Po përgatitet tarifa e re e energjisë, kush shpenzon më shumë, paguan më shtrenjtë

17 familje shpenzojnë 10 për qind të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, kanë thënë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, ku është duke u përgatitur tarifa e re e energjisë, sipas së cilës, ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shtrenjtë. Çmimorja bëhet për shkak se, siç thonë nga Komisioni, nuk mund që amvisëritë të cilët shpenzojnë energji elektrike për ngrohjen e pishinave që i kanë në shtëpi, të paguajnë njejtë me rastet sociale, ose me qytetarët me të ardhura të ultë.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, thotë se për momentin po punohet në ndryshimet e sistemit tarifor me çka do të vendosen tre ose katër blloqe.

Marko Bislimovski

“Për energjinë e lirë nuk do të ketë bllok tarifa, gjegjësisht ajo do të mbetet e njëjtë, ndërsa bllok tarifat do të jenë për energjinë e shtrenjtë. Nuk kemi problem me qytetarët që shpenzojnë shumë, por do të paguajnë më shumë për atë. Me këtë ndryshim do të kontribuojmë të ulet shpenzimi i energjisë elektrike

Sipas analizave të Komisionit, në vend ka 660 000 amvisëri, shpenzimi mesatar I të cilave  është 400 KW/h.

Përqindja më e madhe  është e amvisërive që shpezojnë deri 100 Kë/h edhe atë 21.49%.

Nga Komisioni thonë se 53 për qind e energjisë së shpenzuar është në tarifën e shtrenjte, ndërsa 43 në të lirën.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Ja cilat janë shenjat më mistike të horoskopit/ Lidhja e tyre me të mbinatyrshmen është shpesh e fuqishme!

Story i radhës

FBK-ja shqipton dënime të rënda ndaj klubit të Pejës, nuk shpëton as Trepça

Të fundit nga