(VIDEO) Piromani i Qendrës Kulturore Bullgare një këngëtar i njohur

Pas kapjes së piromanit që ndezi zjarr tek Qendra Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov”, në Manastir, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, as nuk pranon dhe as nuk mohon nëse bëhet fjalë për këngtarin e njohur maqedonas, që po përflitet nëpër media. Ai thotë që bëhet fjalë për personin me iniciale L.A. dhe që mjetet që janë gjetur në shtpinë e tij, janë prova të pakontestueshme që e lidhin me veprën penale, prandaj dhe ai është arrestuar.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Jashtme    

“Mbrëmë vonë, me urdhër të gjykatës kompetente dhe me rekomandim të SPB Manastir dhe prokurorit kompetent, është kryer bastisje në shtëpinë dhe disa objekteve që i përdor ose janë në pronësi të kryerësit të veprës penale. Aty janë gjetur rrobat dhe mjete të tjera që lidhen me veprën penale. Kjo do të thotë se kemi fakte të pakontestueshme. Personi është arrestuar dhe për momentin presim që të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake”.

Më tej Spasovski u pyet se si ka mundësi që periudhën e  fundit  kanë ndodhur mjaftë ngjarje të pakëndshme, u dogj spitali, u dogj autobusi dhe nuk ka asnjë epilog prej tyre, ndërsa në këtë rast e gjetët menjëherë dhe  e kapët kryerësin e  veprës penale? Ai u përgjigj kështu.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Jashtme

“Këto janë disa konstatime që nuk korrespodojnë me të vërtetën. Për të gjitha këto raste, edhe për aksidentet me autobus edhe për spitalin, për gjithçka që ka ndodhur periudhën e kaluar, ka jo vetëm të dyshuar, por edhe janë parashtruar padi penale, po udhëhiqen edhe procedura gjyqësore”.

Spasovski tha që MPB për piromanin në Manastir kërkon caktim të masës së paraburgimit sepse janë plotësuar kushtet për këtë.

Të shtunën herët në mënegjes iu vu flaka objektit “Ivan Mihajllov”, në Manastir, pas çka pësuan reagime të shumta. Ministrja e Jashtme bullgare e cila ishte për vizitë në vendin tonë, kishte shkuar në vendin e ngjarjes sapo e kishte kuptuar këtë gjë. Më pas ajo për mediat bullgare tha se e ka parë një video të personit që vjen dhe e ndez zjarr në hyrje të Qendrës Kulturore. Emine Ismaili /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Inflacioni, VMRO: Rroga 20 mijë denarë e barabartë me 10 mijë

Story i radhës

Konkursi për 600 policë: Spasovski- 870 janë drejt pensionimit

Të fundit nga