(VIDEO) Kovaçevski: Nuk do të ketë rikonstruim të qeverisë, zgjedhjet në 2024-ën

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, përsëri ka nënvizuar se zgjedhje parlamentare dhe ato presidenciale do të mbahen në afatin e rregullt , pra në vitin 2024. Kovaçevski mandje shprehet i bindur se partia e tij LSDM dhe partnerët e koalicionit që janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, përsëri do të fitojnë dhe do të udhëheqin shtetin.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Edhe anketa thotë se qytetarët janë të ndarë për ardhmëri evropiane të vendit sepse nëse shihen me kujdes përqindjet e partive që janë për Maqedoni evropiane dhe për anëtarësim në BE dhe partive që janë për bllokim të atij procesi, atëherë prapë shihet dallimi, dhe mund që tani të shihni rezultatin që në vitin 2024 do të kemi president të shtetit që është për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE”.

I pari qeverisë është pyetur edhe për takimin me transportuesit privat, të cilët ka disa ditë që kanë parashtruar kërkesë deri tek ai , për tu takuar. Kovaçevski tha se do të takohen  me transportuesit privatë, por pasi të marrim të dhënat nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për parametrat për të cilat ka pasur diskutim publik ndërmjet NQP-së dhe Qytetit të Shkupit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Kur të marrim të dhënat për parametrat për të cilët ka pasur një diskutim publik ndërmjet NQP-së, transportuesve privatë dhe Qytetit të Shkupit, atëherë do të mund të organizojmë një takim të tillë ku do të mund të njihemi nga afër me problemin,  por kjo nuk do të thotë se  ne si Qeveri  hyjmë në çfarëdo lloj marrjeje të përgjegjësive të qytetit të Shkupit,  sepse siç kam kuptuar nga mediat, qyteti i Shkupit tashmë ka filluar procedurën për riorganizimin e transportit publik. Por, këto janë informacione vetëm në nivel të informimit mediatik, duke pasur parasysh se nuk kemi koordinim me Qytetin e Shkupit”.

Përndryshe, Dimitar Kovaçevski para disa ditëve ka deklaruar se transportuesit privat do ti pranojë në takim, por jo siç tha ai, me kërcënime. Ai u bëri thirrje që ti lirojnë rrugët e bllokuara të qytetit dhe pastaj do të takohen, por deri sot ende nuk është caktuar asnjë datë apo ditë takimi.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Berisha me padagogët: Sistemi arsimor në Shqipëri u godit nga qeveria, ka buxhetin më të ulët në rajon

Story i radhës

Real Madridi ia vë syrin Gvardiolit

Të fundit nga