Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Banka Popullore publikoi video të reja nga seriali i videove të animuara edukative “Me Bankën Popullore në botën e financave”, që punohet me mbështetjen e Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), me titull “Rekomandime për përdorim të sigurt të shërbimeve elektronike”.
Videoja do të vendoset në ueb faqen e Bankës Popullore dhe faqet e Bankës Popullore në rrjetet sociale.
Seriali video të animuara edukative “Me Bankën Popullore në botën e financave” është paraparë të përmbajë nëntë video dhe ato mbulojnë tema aktuale në fushën e financave që prekin të gjithë qytetarët si subjekte aktive në rrjedhat financiare. sn/