Video e të riut që imiton Ramush Haradinajn duke kënduar bëhet virale

Një video e një të riu ku shfaqet duke e imituar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, është bërë virale nëpër rrjete sociale.

Fillimisht, kjo video ishte publikuar në TikTok, por që më pas është shpërndarë edhe nëpër faqe të ndryshme nëpër Instagram e Faecook.

Zëri i të riut në fjalë është pothuajse identik me të Haradinajt, i cili këndon këngën “Fshatarja ime”, të Sabri Fejzullahut.

Ndryshe, Haradinaj disa herë ia ka dhënë këngës nëpër studio televizive. Pavarësisht se është kritikuar disa herë për këtë veprim, Haradinaj edhe sot vazhdon që të këndojë secilën herë që i jepet rasti.

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Sot bisedova me Aliyev. Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim

Ngjarja e ardhëshme

Nuk ka asnjë lajm për rinovimin e Paulo Dybalas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian