(VIDEO) Drejtuesit e procesit: Testimi po shkon pa probleme

Ka filluar sot realizimi i provimit të  maturës shtetërore në gjuhën amtare. Ekipi televizionit Shenja vizitoi disa shkolla të mesme të qytetit të Shkupit, për të parë  nga afër se si po realizohet mbatja e provimit.

Drejtori i Shkollës së Mesme Zef Lush Marku, Faruk Zekiri, deklaroi se gjithçka është në rregull dhe presin rezultate të mira nga maturantët.

FARUK ZEQIRI-DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME ZEFLUSH MARKU 00:34

“Po, në shkollën tonë po realizohet provimi I matures shtetërore, lënda gjuhë shqipe dhe letërsi, gjithsej i nënshtrohen 432 nxënës  provimit ekstern të gjuhës shqipe, gjithçka është në rregull deri tash”.

Edhe në Shkollën e Mesme Cvetan  Dimov, po mbahet provimi shtetëror pa asnji problem dhe të gjithë nxënësit e paraparë, po i nënshtrohen provimit shtetëror, deklaroi drejtori Visar Durak.

VISAR DURAK-DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME CVETAN DIMOV

“Fillimisht provimi I maturës shtetërore filloi  në kohë, ashtu siç është para pare me rregullorën, d.m.th në ora 10 nxënësit veç më se kanë qenë në bankat e tyre shkollore dhe fillimisht sot maturantët sot testohen në lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi, numri total I nxënësve të cilët testohen është 269”.

Ndërsa zëvendësdrejtori i Shkollës së Mesme të Qytetit “Arseni Jovkov”, Halit Lita thekson se të gjithë 238 nxënësit që janë të paraqitur për t’iu nënshtruar provimit shtetëror të maturës në gjuhë dhe letërsi shqipe, janë prezentë pa asnjë mungesë.

HALIT LITA-ZV DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME ARSENI JOVKOV

“Po, deri në këto momente gjithqka është në rregullë dhe ja siç po e shihni edhe disponimi I nxënësve është I lartë, disa e kanë kry, disa presin të përfundojnë testimet e tyre, kështu që jemi pozitiv të pregaditur dhe presim të përfundojë”.

Afati i dytë i provimit të  maturës shtetërore për gjuhë dhe letërsi angleze do të mbahet më 13 qershor.

 

Story i mëparshëm

Ushtria ruse shkatërron një bazë mercenarësh të jashtëm në Odesa

Story i radhës

Gjeopolitika pa rregulla dhe rikthimi i ligjit të më të fortëve

Të fundit nga