(VIDEO) Antikorrupsioni hapi lëndë për një kompani fantome që fitoi 90 tenderë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se një ndërrmarje nga Shkupi e cila fare nuk ekziston nga viti 2018 deri në 2020 ka fituar rreth 90 tenderë për montim dhe mirëmbajtje të ashensorëve, kryesisht nga instituticonet publike me mjete buxhetore. Vlladimir Georgiev, anëtar i komisionit sqaroi  se kjo është bërë me dokumente, certifikata dhe nënshkrime të falsifikuara, ndërsa për këtë rast, ata do të dorëzojnë iniciativë për ndjekje penale në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, por edhe paralajmërim deri tek Qeveria.

Nga Komisioni thonë se ndërmarrja ka qenë e lidhur me dy ndërmarrje tjera në Shkup, veprimtaria e të cilave gjithashtu është montimi, mirëmbajtja dhe servisimi i ashensorëve, për arsye se drejtuesi i kësaj ndërmarrje është pronar i vërtetë i dy ndërmarrjeve tjera.

Vlladimir Georgiev, anëtar i KSHPK

“Në korrespodencën elektronike mund të konstatohet se falsifikimi i këtyre certifikatave ISO është bërë ashtu që personi fizik nga vendi duke u paraqitur si drejtues kryesor i ndërmarrjes përfaqësuese i ndërmarrjes për certifikim nga Kroacia, nga domeni i tij në lidhje me tenderin e tij, deri te postat elektronike të operatorit ekonomik që i ka dorëzuar certifikatat dhe deri te Komisioni për Furnizime Publike, ka dorëzuar informacion të rrejshëm se ky subjekt tregtar fiktiv është përfaqësues zyrtar i ndërmarrjes kroate për certifikim”.

Lënda në Antikorrupsion është hapur pas paraqitjes së dyshimit për shfrytëzimin të çertfikatave të falsifikuara ISO  nga ana e ndërrmarjes për servisim, remon dhe montim të ashensorëv, me qëllim që të fitojë tender nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit të Shkupit.

Georgiev shtoi se Antikorrupsion ka kontaktuar me ndërrmarjen kroate prej ku është konstatuar se të gjitha çertifikatat ISO për tenderin e Spitalit të Përgjithshëm të Shkupit kanë qenë të falsifikuara.

Linda Ebibi /SHENJA/

Story i mëparshëm

Deputetët opozitarë, “kampionë” të shpenzimeve të rrugës: Vijnë në seanca, e pastaj i lëshojnë ato!

Story i radhës

Manchester City do provojë transferimin e Neymar

Të fundit nga