(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së kritikon gjykatësit: Vetëm 8% e qytetarëve u besojnë

March 24, 2022
min lexim

Vetëm 8% e qytetarëve kanë besim në gjyqësor dhe ky sektor duhet të demonstrojë pavarësinë e vet. Këtë ua tha në sy gjykatësve ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend Kejt Meri Bërns, duke iu referuar anketës së fundit të Eurothink. Ajo tha se kthimi i besimit të qytetarëve në gjyqësor është i mundur vetëm nëse secili gjykatës dhe prokuror punon edhe më shumë se sa ajo që pritet gjatë dhënies së betimit solemn.

KEJT MERI BËRNS, AMBASADORE E SHBA-SË
“Nuk është sekret se opinioni nuk ka besim te gjyqësori. Kthimi i besimit të opinionit mund të bëhet vetëm nëse secili prej jush shkon përtej dhe mbi betimin që keni dhënë si gjykatës. Bëhuni mentorë të gjykatësve të rinj. Lavdërohuni me pavarësinë tuaj kur të përballeni me presion nga jashtë. Shërbeni si shembull për gjykim të paanshëm dhe apartiak”.

Ambasadorja amerikane Bërns kritikoi edhe mospërmbushjen e pozicioneve në gjykatat e larta, që sipas saj lë përshtypje të zvarritjes së lëndëve me interes publik.

KEJT MERI BËRNS, AMBASADORE E SHBA-SË
“Opinioni vëren edhe vendet e zbrazta të punës për shumë vjet në gjykatat më të larta, që jep pasqyrën e jofunksionalitetit dhe zvarritjes së lëndëve me interes publik. Ju bëj thirrje që të bëni përparim në këto fusha që të mundësohet përmbushja e drejtësisë me kohë”.

Ambasadorja Bërns tha se gjyqësori ka resurse të mjaftueshme për të përballuar çfarëdo presioni nga jashtë.

KEJT MERI BËRNS, AMBASADORE E SHBA-SË
“Resurset e mjaftueshme publike, përfshi buxhetet gjyqësore dhe pagat e personelit, e nxisin pavarësinë dhe ndihmojnë që t’u kundërviheni ndikimeve të jashtme. Si gjykatës dhe si njerëz të rëndomtë, flisni zëshëm dhe kërkoni që të zbatohen ligjet në vendin tuaj”.

Këto vlerësime, ambasadorja i dha në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit të reformave – pritjet dhe realiteti”. Gjatë kësaj konference, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska theksoi mungesën e gjykatësve. Sipas saj nga 639 gjykatës kanë ngelur vetëm 473, ndërsa me ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune, edhe rreth 60 gjykatës mund të pensionohen deri në fund të vitit.  /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inspektimet e DAP-it në markete, Selami: Janë hasur parregullsi për TVSh-në e disa produkteve

Story i radhës

Papa kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë