Veturës me simbolin famëkeq rus “Z” i vihet flaka në Donetsk, kamerat e sigurisë kapin momentin

Në Donetsk të Ukrainës kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një veturë civile por që kishte të ngjyrosur simbolin famëkeq “Z” të ushtrisë ruse, i vihet zjarri nga një person i maskuar.

“Z” është bërë simbol i tmerrit, vrasje e përdhunimeve në Ukrainë, dhe ngado që ky simbol shfaqet pritet të ketë masakra mbi civilët dhe bombardime të ashpra.

Për këtë arsye mjete me një simbol të tillë nuk janë të “dashur” as edhe në një vend të Ukrainës, dhe sa herë që ukrainasve u jepet rasti i shkatërrojnë ato.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një person i maskuar i afrohet veturës me simbolin “Z”, dhe i vë një leckë të lagur me benzinë të cilës i vë zjarrin që zgjerohet në tërë mjetin motorik.

Ndryshe luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve po vazhdojnë pas më shumë se 10 muajve, ku Kremlini po vazhdon të ketë për objektiv rrjetin energjetik të Kievit, e ukrainasit po e vazhdojnë kundërofensivën duke çliruar shumë qytete e fshatra që ishin nën kontrollin e rusëve.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biserko nuk e përjashton mundësinë që Serbia mund t’ia mësyjë ushtarakisht veriut

Story i radhës

Pele u jep lamtumirën familjarëve

Të fundit nga