Vetura përfundoi nën këta shkëmbinj gjigant, shpëton shoferi në Pakistan – por jo edhe tre pasagjerët

Një shofer në Pakistan i ka shpëtuar vdekjes “vetëm për pak centimetra” pasi makina e tij e re u shtyp nga një rrëshqitje e gurëve të mëdhenj.

Sipas mediave të huaja, Rashid Iqbal, 46 vjeç, ishte duke vozitur tre pasagjerë më Suzukin e tij të ri kur një gur i madh papritmas shtypi makinën, duke vrarë tre shokët e tij.

Rrëshqitja e dheut ndodhi më 24 mars në qytetin Dhirkot në rajonin jugor të Pakistanit, Azad Kashmir.

Image

Siç bëhet e ditur, një gur që supozohet se mund të ketë peshuar rreth një ton ra drejtpërdrejt në makinën e re të Iqbal, duke e shtypur atë dhe duke vrarë tre pasagjerët që ishin me të.

Vendasit me shpejtësi kanë reaguar për të ndihmuar ata dhe thyen xhamat e makinës me çekanë me shpresën për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar.

Pasi vendasit kishin pikasur shoferin, ata thyen derën e shtypur të makinës me sëpatë për t’ia mundësuar atij të dilte nga aty.

Pas një misioni që zgjati rreth dy orë, Ikbal u tërhoq nga rrënojat dhe mbeturinat dhe u dërgua menjëherë në spital.

Për fat të mirë, shoferi pësoi vetëm plagë të lehta në kokë.

Ndërkohë u tha se për të nxjerrë të tre të tjerët u kërkua makineri e rëndë – edhe pse të tre vdiqën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja paraprake

Ish-konkurrenti: “Konkurrentët në Përputhen jashtë kanë lidhje e ka edhe të martuar”

Ngjarja e ardhëshme

Shqipëri, KQZ e çon në Prokurori për verifikim 28 kandidatë për deputetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian